Opozita e bashkuar

Partitë opozitare ende nuk kanë caktuar protestën e radhës

Pas shtyrjes së protestës së 26 marsit, partitë opozitare ende nuk kanë caktuar datën e mbajtjes së protestës së paralajmëruar aq shpesh. Duket se përçarjet e brendshme, të shoqëruara edhe me përplasje verbale publike, kanë ndikuar seriozisht që partnerët opozitarë të mos gjejnë një gjuhë të përbashkët për protestën e radhës. Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes, ka bërë me dije se subjektet opozitare janë duke biseduar për të arritur konsolidim më të madh mes vete. “Ne si Vetëvendosje jemi që para çdo veprimi të përbashkët të krijojmë fillimisht një Alternativë qytetare, në të cilën përfshihet edhe shoqëria civile. Kjo do ta bënte kundërshtimin ndaj qeverisë më të fuqishëm dhe më masiv”, ka thënë zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi. Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar se ka bisedime në lidhje me protestën, por nuk kanë thënë asgjë konkrete rreth datës se kur do të mbahet ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …