leoni

Euro

Partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do ta votojnë buxhetin e Qeverisë, pozita e bindur se do të votohet buxheti

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar buxhetin për vitin 2019, ndryshe nga viti i kaluar kur ekzekutivi e kishte votuar më 31 tetor. Madje, këtë vit nuk bëri as rishikim buxhetor, me arsyetimin se buxheti ishte i planifikuar mirë, duke mos e pranuar asnjëherë se nuk i kanë të sigurta votat e deputetëve. Por, testi i radhës për stabilitetin e Qeverisë Haradinaj do të jetë kur buxheti i vitit të ardhëm të jetë në Kuvend. Dy partitë më të mëdha opozitare kanë deklaruar se nuk do ta votojnë buxhetin e Qeverisë që ata e quajnë pa legjitimitet, por vetë partitë në pushtet janë të bindura se do t’ia dalin edhe pa ta. Nisma për Kosovën është e bindur se buxheti do të kalojë njëjtë sikurse kishte ndodhur vitin e shkuar. Qeveria ende nuk ka treguar se kur pritet të procedohet në Kuvend buxheti për vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …