Partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë për gjendjen e rëndë nëpër ndërmarrjet publike

Partitë opozitare kanë drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për gjendjen e rëndë nëpër ndërmarrjet publike e cila është pasojë e mos vendosjes së kuadrove në krye të tyre. Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala ka thënë se gjendja në ndërmarrjet publike është si rezultat i keq menaxhimit dhe vendosjes së kuadrove politike në krye të tyre. “Rastin ekstrem e kemi ditëve të fundit, ku përmbaruesit pothuajse i kanë bllokuar kontot e Trepçës dhe presin që të godasin në kuptimin financiar këtë ndërmarrje. Shqetësim tjetër është që tashmë në Kishnicë, pothuajse po bëhen shtatë ditë ku Kishnica dhe pjesa e kompleksit të Trepçës është pa energji elektrike dhe faktikisht jashtë funksionit dhe jashtë punës. Njëjtë situatë e skajshëm jashtë kontrollit menaxhues institucional është ndërmarrja KEK, ka tërhequr vërejtjen deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala. Edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë për Ekonomia Online se për shkak të keq menaxhimit, shumica e ndërmarrjeve publike janë afër falimentimit.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur sot ka mbajtur një sesion informues me familjarët e të zhdukurve

Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë

Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …