Opozita

Partitë opozitare kanë kundërshtuar propozimin e kryetarit Thaçi për të krijuar komision për AKS

Partitë opozitare kanë kundërshtuar propozimin e kryetarit, Hashim Thaçi që për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe të krijohet një Komision i veçantë. Duke komentuar këtë propozim, partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë thënë se ky është propozim joserioz dhe tallës. Këto subjekte politike kanë përkujtuar se krijimi i Bashkësisë së Komunave serbe është kundërshtuar nga 2 qind e 5 mijë qytetar dhe Gjykata Kushtetuese. Deputetë të partive opozitare kanë shtuar më tutje se nuk është në kompetencën e kryetarit të vendit që të krijoj Komision për krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …