Partitë opozitare kanë paralajmëruar se nuk do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë kohës së fjalimit vjetor të kryetarit, Hashim Thaçi. Ata kanë thënë se ai nuk po luan rolin unifikues prandaj do ta bojkotojnë fjalimin e tij. Hashim Thaçi nuk është lider uniteti, pasi që gjatë mandatit të tij si president më shumë i ka mbrojtur interesat e PDK-së sesa të shtetit. Prandaj nuk ia vlen të dëgjohet fjalimi i tij”, ka thënë deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” Shqipe Pantina, dhe ka paralajmëruar se deputetët e subjektit politik që ajo i takon, nuk do të marrin pjesë në seancë. Edhe shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se kryetari, Hashim Thaçi nuk e ka luajtur rolin e unitetit ashtu siç ia kërkon funksioni i tij dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ka lënë të hapur mundësinë e bojkotimit të seancës së Kuvendit gjatë fjalimit të kryetarit, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …