Opozita

Partitë opozitare kanë reaguar me vendimin e kryetares Jahjaga lidhur me demarkacionin me Malin e Zi

Partitë opozitare kanë reaguar lidhur me vendimin e kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga, për themelimin e komisionin “ad hoc” të ekspertëve ndërkombëtarë për demarkacion. Sot u njoftuan nëpërmjet mjeteve të informimit se Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka themeluar komision ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë, që do të vlerësojnë procesin e demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, thuhet në kumtesën dërguar mediave.

Në reagim thuhet:

Në këto rrethana rikujtojmë edhe njëherë se Peticioni i qytetarëve me 205 mijë nënshkrime, ekspertët e fushës dhe subjektet opozitare kanë kërkuar anulimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit më Malin e Zi të nënshkruar nga Hashim Thaçi në 26 mars në Vjenë. Ende Qeveria e Kosovës nuk është tërhequr nga pozicioni i cili është përgatitur në Komisionin qeveritar të drejtuar nga Murat Meha. Çdo komision vlerësimi që fillon punën sipas materialeve e metodës së njëjtë, pra përcaktimin e vijës kufitare sipas kadastrit, do të vijë në përfundim të ngjashëm me atë të komisionit qeveritar. E ai përfundim, i njëjti me atë të Qeverisë aktuale, është i pasaktë dhe i padrejtë, dhe për ne i papranueshëm, ngase mund të tentojë ta legjitimojë komisionin e kaluar. Gjejmë rastin të ritheksojmë se në Kosovë janë profesionistët e gjeodezisë, topografisë, gjeografisë, historisë, drejtës ndërkombëtare dhe ushtrisë që gjithë jetën e tyre profesionale ia kanë kushtuar këtyre çështjeve. Ata njohin me detaje çdo hartë dhe historik të kufijve të Kosovës dhe kronologjinë e vendosjes së tyre. Nuk do të kishim asgjë kundër që të krijohej një komision i përzier për Demarkacionin, por injorimi i ekspertëve vendorë na duket i paarsyeshëm.

Profesionistët shqiptarë kanë bërë punime e kanë ngritur shqetësimet bazuar në të dhëna shkencore e ligjore rreth kësaj teme. Emrat e Dr.sc.Përparim Ametit, prof.dr.Muharrem Carabregut, Prof. dr. Florim Isufit, prof. dr. Shpejtim Bulliqit, Prof. dr. Zymer Nezirit, Prof.dr. Zejnullah Grudës ose të prof. Myslym Pashës, etj. nuk i pamë në përbërje të këtij komisioni. Ata kanë bërë punime dhe i njohin teorikisht e praktikisht çështjet. Është e çuditshme se si asnjëri prej tyre nuk është i përfshirë, me ç’rast Presidentja de facto po mohon tërësisht ekspertizën vendore. Pos kësaj Presidentja duhet të tregojë se në cilin nen të Kushtetutës e ka mbështetur krijimin e këtij Komisioni. Ka mundësi që krijimi i një Komisioni të tillë, të rezultojë me shkelje të Kushtetutës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …