Partitë opozitare kanë vlerësuar se Qeveria Kurti po manipulon dhe po bën propagandë me ligjin e pagave

Ndonëse partia në pushtet po e vlerëson lart ligjin për paga, partitë opozitare kanë vlerësues se Qeveria Kurti po manipulon dhe po bën propagandë me ligjin e pagave. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se vlera e koeficientit e përcaktuar nga Qeveria është zhgënjyes dhe turpëruese për punëtorët shëndetësorë. Ai ka theksuar më tutje, se për shkak të pagave të ulëta, këtë vit do të ketë edhe më shumë ikje të profesionistëve shëndetësorë. Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka vlerësuar se ligji për pagat është mashtrim i madh në punën jashtë orarit për punëtorët shëndetësorë, dhe se në të ardhme do të ketë problem që të organizohet shërbimi 24 orësh. “Ky ligj është shumë diskriminues për stafin arsimor sepse Universiteti i Prishtinës dhe Qendra Klinike Universitare kanë dy funksione. E kanë funksioni edukativo arsimor dhe misioni shëndetësorë, që të jesh asistent klinik duhet që të jesh së pari specialistë. Ndërsa specialisti e ka indeksin 12, ndërsa asistenti që është edhe specialistë e ka indeksin shumë më të vogël. Duhet që të ju them që ky ligj deri diku e benificon specialistin por në esencë kategorinë arsimore të specialistëve i ndëshkon rëndë edhe njëkohësisht komplet stafin arsimorë që i takon segmentit të shëndetësisë dhe jo shëndetësisë” ka theksuar deputeti, Shemsedin Dreshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …