Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Partitë opozitare kërkojnë që kryeministri Kurti të raportojë në Kuvend para takimit me kryetarin e Serbisë

Partitë opozitare kanë kërkuar që kryeministri, Albin Kurti të raportoj në Kuvend para takimit me presidentit e Serbisë, Aleksander Vuçiq, që është paralajmëruar të realizohet me 14 shtator. Deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë thënë se nuk presin asgjë të mirë për Kosovën nga ky takim. Ne presim që kryeministri, Albin Kurti të raportoj në Kuvend para këtij takimi, i cili nuk do të duhej të realizohej pa u zbatuar marrëveshjet paraprake. “Nga ky takim nuk pres diçka të re për arsye se të gjitha marrëveshjet që janë bërë në kohën e tij ende nuk janë zbatuar” ka thënë për Ekonomia Online, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi. Edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka deklaruar për këtë medium se nuk pret asnjë rezultat të mirë për Kosovën nga takimi i 14 shtatorit. “Sa i përket raportimit të kryeministrit të Kosovës dhe qeverisë në përgjithësi mendoj që jemi në një terr informativ. Asnjë herë nuk ka ardhur paraprakisht të raportojë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës  dhe kështu që e ka marrë si pronësi Kosovën të vetën dhe kjo po shkakton shumë telashe”, ka thënë mes tjerash, deputeti, Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …