Partitë opozitare në Kosovë do të protestojnë nesër kundër Qeverisë

Partitë opozitare në Kosovë, pritet që  nesër në Prishtinë  të protestojnë kundër kabinetit qeveritar të Isa Mustafës. Policia sot shpërndan nëpër njësitë e saja, planin operativ. Në kuadër të organizimeve, opozita ka njoftuar se ka siguruar transportin për aktivistët e Tiranës, të cilët duan të marrin pjesë në protestë. Me anë të protestës, do të kërkohet që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në prag të protestës, opozita ka mbajtur takime me qytetarë të qyteteve të ndryshme, si dhe ka postuar fakte e argumente duke numëruar, arsyet përse Qeveria aktuale e Kosovës duhet të japë dorëheqje. Opozita këmbëngul se Mustafa duhet të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja për asociacionin, si dhe nga ajo me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …