Opozita kërcënon me protesta për të mos lejuar që kryetari, Thaçi, të jetë në krye të dialogut me Serbinë

Partitë opozitare nuk e duan që Thaçi ta udhëheq dialogun më Serbinë por as nuk propozojnë tjetër kryenegociator

Tri paritë opozitare, LDK, Vetëvendosje dhe PSD, e vlerësojnë kryetarin Thaçi si të papranueshëm për kryenegociator për fazën finale të dialogut me Serbinë. Megjithatë  ato nuk japin emra se kush duhet ta drejtojë këtë proces. Kreu i shtetit duke komentuar kundërshtimin që po vjen nga opozita, me ironi ka thënë se është në gjendje që detyrën e kryenegociatorit t’ia dorëzojë shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike Avdullah Hotit. Në anën tjetër, zyrtarët e kësaj partie nuk kanë dashur të tregojnë nëse LDK-ja do të pranonte ta drejtonte delegacionin kosovar. Ndërkaq deputetët e Vetëvendosjes kanë thënë për “Zërin” se Kuvendi duhet të vendosë për kryenegociatorin, por nuk kanë dashur të flasin se kush do të ishte njeriu i duhur për detyrën e kryenegociatorit. Ndërsa nga Partia Socialdemokrate kanë thonë së i qëndrojnë mbrapa kërkesës së tyre për seancë të jashtëzakonshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …