Partive opozitare nuk ju bëjnë përshtypje deklaratat e burokratëve të Brukselit. Pavarësisht deklaratës së komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Khan i cili ka thënë se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa u ratifikuar demarkacioni me Malin e Zi, partitë opozitare vazhdojnë të këmbëngulin të rishikohet demarkacioni me Malin e Zi. Deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që të shkarkohet Komisioni i drejtuar nga Murat Meha dhe në vend të tij të vijë një komision tjetër me ekspertë të pavarur. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka theksuar se nuk ka vlerë liberalizimi i vizave nëse shkelet interesi kombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …