Partitë politike, institucionet, klerikët urojnë besimtarët katolikë për festën tradicionale të Krishtlindjeve

Partitë politike, institucionet, klerikët urojnë besimtarët katolikë për festën tradicionale të Krishtlindjeve

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka dërguar telegram urimi ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergjit, me rastin e festës së Krishtlindjes. Me respekt ju uroj e përgëzoj Juve, të gjithë meshtarët tuaj, si dhe besimtarët e krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Kjo festë në vete simbolizon lindjen, jetën, mbarësinë dhe mesazhin për një shoqëri të ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë”, ka thënë mes tjerash Tërnava, në telegramin e tij.

NISMA për Kosovën uron festen e Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve të fesë së krishtere. Besojmë që me begatinë njerëzore që asnjëherë nuk na ka munguar si popull, viti 2017 të jetë frymëzues dhe frytdhënës për jetë sa më të mirë e me të gjitha kushtet që kërkon e sotmja civilizuese perëndimore. Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi rastin e festës së Krishtlindjes ka uruar besimtarët katolikë për festën e tyre.

Lëvizja për Bashkim: Le të shërbejë edhe ky moment për të ringjallur dashurinë, mirëkuptimin dhe respektin për njëri tjetrin, për të unifikuar fuqinë e veprimit për të mirën e përbashkët që në vendin tonë të mbizotërojë paqja e lumturia. Gëzuar Krishtlindjet dhe dashuria e Zotit qoftë dhuratë për të gjithë ju!

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …