Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, sot do të vizitojë komunën e Skenderajt dhe Drenasit

Partitë politike në Drenas pezullojnë për sot fushatën, solidarizohen me familjarët e të vdekurve në komunikacion

Partitë politike kanë pezulluar të gjitha aktivitete elektorale për ditën e sotme në Drenas, në shenjë solidarizimi me familjet e dy viktimave që humbën jetën mbrëmë në aksidente në Komoran. Anulimi i aktiviteteve partiake për ditën e sotme është konfirmuar nga vet zyrtarë të partive që garojnë në këto zgjedhje, shkruan lajmi.net.

Kryetari aktual i Drenasit dhe kandidati edhe për një mandate nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë aktivitete elektorale. “Me rastin e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi sonte në Komoran, familjeve të të aksidentuarve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Për shkak të këtij rasti tragjik, për ditën e nesërme i pezulloj të gjitha aktivitetet e planifikuara sipas kalendarit të fushatës zgjedhore”, ka shkruar ai në rrjetin social.

Fushatë nuk do të bëjë as Vizioni për Drenasin i Xhavit Drenorit. “Lajmin për humbjen e jetëve të tre qytetarëve të komunës sonë nga dy aksidente të ndara në mbrëmjen e sotme e morëm me pikëllim të thellë. Ngushëllime familjarëve!  Në shenjë të solidarizimit me familjarë të viktimave, VIZIONI PËR DRENASIN pezullon nesër të gjitha aktivitetet elektorale!”, ka shkruar Drenori në facebook.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë pezulluar aktivitet elektorale për ditën e sotme. Të nderuar veprimtarë të LDK-së dhe qytetarë të Drenasit. “Sot LDK nuk e mban tubimin e fushatës zgjedhore në Drenas, në shenjë të respektit dhe dhembjes për të rinjtë që tragjikisht humbën jetën mbrëmë në fatkeqësinë e komunikacionit në Komaran. Familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Drenasit ju shprehim ngushëllimet më të thella”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Me rastin tragjik të humbjes së jetëve të dy të rinjve Fatbardh Nika dhe Driton Bucolli, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Nika dhe Bucolli. Në këto momente të vështira për këto familje bashkëndjejm dhimbjen për humbjen e jetës së më të dashurve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve.

Në nderim të tyre ne pezullojmë aktivitetet tona të planifikuara për sot”, ka njoftuar kandidati për kryetar të Drenasit nga Vetëvendosje, Shemsi Elezi.

Mbrëmë pas orës 20:00, kanë ndodhur dy aksidente në Komoran, ku kanë humbur jetën tre persona.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …