Partitë politike në Shqipëri kanë intensifikuar fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë takimit me anëtar dhe simpatizant të Partisë Socialiste, kryetari i saj, njëherit edhe kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se atë që Qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike nuk e bëri për 8 vite e bëri Qeveria e drejtuar nga Partia Socialiste për 2 vite. Ai theksoi se gjatë qeverisjes për 8 vite me Shqipërisë, Partia Demokratike legalizoj 21 mijë objekte ndërsa vetëm për 2 vite e gjysmë, Partia Socialiste bëri 138 mijë legalizime. Për ne, çdo familje shqiptare është mbi të majtën dhe mbi të djathtën dhe unë ju siguroj se nëse shqiptarët në 25 qershor do të sillen si çdo popull, në çdo vend të zhvilluar, duke mos u ndarë në hijen e flamujve të partive për një lëmoshë, por do të votojnë skuadrën më të mirë, atëherë ne do të bëjmë shumë më shumë në 4 vitet e ardhshme, u zotua kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …