Kosova dhe çështja e dialogut me Serbinë mund të bëhet temë e fushatës elektorale në SHBA. Përfshirja e kandidatit të Partisë Demokratike për kryetar të SHBA-së, Joe Biden në rifillimin e dialogut dhe kërkesa e tij për bashkërendim me evropianët, po shihet si aspekt pozitiv për Kosovën. Pavarësisht kësaj, deputetët e tri prej partive parlamentare konsiderojnë që vendi nuk duhet të vejë në dyshim mbështetjen amerikane, qoftë nga republikanët apo demokratët. Se dialogu Kosovë-Serbi mund të bëhet temë e fushatës elektorale në SHBA e thotë për KosovaPress deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, por shprehet se kjo nuk duhet të afektojë vendin karshi qëndrimit amerikan. Si pozitive për Kosovën këtë po e sheh edhe kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj. Ndërkaq, deputeti i partisë opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca diskutimin për Kosovën në para fushatën elektorale në ShBA po e sheh si dinamikë të brendshme të politikës atje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …