Përfaqesuesit e partive politike thonë se nuk presin marrëveshje për zgjedhje pa vullnetin e pozitës

Përfaqesuesit e partive politike thonë se nuk presin marrëveshje për zgjedhje pa vullnetin e pozitës

Të mërkurën Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i ulë në një tryezë përfaqësuesit e subjekteve parlamentare në vend për të biseduar rreth shkuarjes në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Megjithatë, partitë politike thonë se nuk presin marrëveshje për zgjedhje. Partitë politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga Grupi Parlamentar i LDK-së, që pritet të mbahet të mërkurën për të diskutuar rreth shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve politike thonë se nuk presin marrëveshje për zgjedhje. Partitë në pushtet kanë deklaruar për “Zërin” se zgjedhjet e parakohshme mund të vinë vetëm me vullnetin e pozitës, në të kundërtën këto thirrje të opozitës po bëhen vetëm për konsum publik.  Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje, që e mbështet LDK-në në deklarimet për zgjedhje të parakohshme, nuk është e sigurt nëse një gjë e tillë do të ndodhë shpejt. Ndërkaq GDP-ja këto thirrje po i konsideron joserioze dhe vetëm sa për sy e faqe.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …