leoni

Partitë politike shqiptare në IRJM urojnë popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë

Partitë politike shqiptare në IRJM urojnë popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë

Me rastin e nëntë vjetorit të pavarësisë, qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj janë uruar edhe nga partitë politike shqiptare në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Republika e Kosovës është shtet i ri, por ky vend ka një histori që është shënuar në një gurë dhe vazhdon të ngeli gjallë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo qofshin. Ky është vend i një sakrifice të madhe, në këtë vend e dhanë jetën shumë njerëz që luftuan për liri, në këtë vend janë burgosur shumë njerëz që luftuan për liri dhe nuk kërkuan asgjë tjetër përpos të shohin liri në gjeneratat e sodit dhe atyre që do të vijnë pas. Kosova ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm për shqiptarët që jetojnë brenda vet shtetit, por edhe shqiptarëve anembanë botës për zhvillimin e tyre kulturor, demokratik dhe ekonomik, thuhet në mes tjerash në urimet e partive shqiptare në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …