Partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. Të martën u nënshkrua marrëveshja e koalicioni parazgjedhor mes 5 forcave të spektrit politik shqiptar (Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva), kurse kohë më parë u nënshkrua edhe marrëveshja e koalicionit parazgjedhor të 3 partive politike shqiptare (Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi). Me gjithë përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, subjektet politike shqiptare nuk janë pajtuar për një listë të përbashkët.
