Partitë politike, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, zotohen se në listat e tyre me kandidatët për deputetë nuk do të figurojnë emra të personave që kanë apo kanë pasur probleme me ligjin. Përfaqësuesit ndërkombëtarë nga vendet e Quint-it u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, që të sigurohen që në listat e tyre të kandidatëve për deputetë të mos ketë emra të personave të inkriminuar, ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata. Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë, se lista e PDK-së do të jetë e pastër, pa persona të cilët mund të kenë pasur problem me ligjin. Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovë thonë se nga kjo javë do të nisin punën në përpilimin e listës zgjedhore me kandidatë të mundshme për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit. Besian Mustafa, zyrtar për media, tha se në LDK ekzistojnë parime lidhur me atë se kush duhet të jetë kandidat për deputet.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …