Partitë popullore evropian përkrahin qeverisjen Kurti-LDK, bëhet e ditur në një email që posedon KosovaPress. Në një komunikim zyrtar të një deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, bëhet e qartë se partitë popullore evropiane, përfshirë edhe Doris Packun, i japin përkrahje ndërtimit të qeverisë nga Albin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Në komunikim theksohet edhe artikulli i botuar në “Züricher Zeitung” me Titullin “Mjaft më me lordët e luftës”. Eurodeputetët po ashtu janë të interesuar të mësojnë edhe emrat e deputetëve të zgjedhur për në Parlamentin e Kosovës. Në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dal i pari, por nuk ka numrat e mjaftueshëm të formojë qeverinë, e dyta ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa në pozitën e tretë radhitet koalicioni LDK-AKR-Alternativa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …