Maqedonia

Partitë shqiptare në IRJM pohojnë se mos miratimi i ligjit për gjuhën është shpërfillje e vullnetit të popullit shqiptar

Drejtues të partive politike shqiptare në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë kanë thënë se mos miratimi i ligjit për gjuhën është shpërfillje e vullnetit politik të popullit shqiptar. Gjatë një takimi të përbashkët, ata kanë thënë se zyrtarizmi i gjuhësh shqipe duhet të bëhet patjetër dhe kanë shtuar se është edhe pjesë e programit qeveritar. Ndërsa duke komentuar dërgimin e kësaj çështje në Komisionin e Venedikut, eksponent të partive politike shqiptare kanë thënë se Komisioni i Venedikut vetëm jep këshillë juridike dhe nuk imponon asgjë.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …