Pas 40 viteve punë pensionohet Milazim Morina

Sot, në një ceremoni zyrtare, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me drejtoreshën e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, si dhe në praninë e familjarëve, bashkëpunëtorëve e miqve, pas 40 viteve punë në institucionet publike të arsimit si mësimdhënës, të komunës si drejtor i Drejtorisë së  Shërbimeve Publike dhe së fundi këshilltar politik i kryetarit dhe njëherit kontribut dhënës direkt në UÇK, u pensionua, Milazim Morina. Me këtë rast kryetari Kastrati në fjalën e rastit theksoi se: ”Nga sot, Milazim Morina, fillon një etapë tjetër të jetës, ku edhe më do ta pasuroj veprimtarinë  personale që ka bërë ndër vite në  angazhimet për zgjidhjen e çështjes kombëtare, përmes mësimdhënies në shkollën shqipe, organizimeve për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe në kryerjen e detyrave publike me përgjegjësi në Komunën e Malishevës. Milazimi tregoi përgjegjësi të lartë për punën, bashkëpunoi me kolegët dhe  është shembulli i njeriut të urtë dhe  profesional, prandaj e urojmë për pensionim të shëndetshëm pran familjes dhe më të dashurve të tij”. Edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim për Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi me këtë rast shprehi mirënjohje dhe falënderim për mësimdhënësin, Milazim Morinën dhe veçoi: ”Sot e para 25 viteve po të takoj ty, mësues dhe çlirimtar në Malishevën dhe Kosovën e Lirë dhe në këtë liri po e organizojmë, pensionimin tuaj, ku ju dhe familja e juaj kontribuuat pa kursyer asgjë madje edhe jetën vetëm e vetëm Kosova të jetë e lirë dhe sovrane, prandaj për të gjitha këto kontribute ju meriton mirënjohje nga institucionet komunale për të cilat ju u angazhuat në detyra të ndryshme dhe ia dolët t’i përfundoni  me përgjegjësi”. Në fund nga kryetari Kastrati, nga drejtoresha e arsimit, Krasniqi,  drejtori Daut Morina në emër të tri shkollave në fshatin Drenoc, si dhe kolegë pune iu ndanë , mirënjohje dhe dhurata, Milazim Morinës. Ai falënderoi të pranishmit që ja madhështuan pensionimin dhe tha se do t’u jam mirënjohës gjatë tërë jetës.

May be an image of 3 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …