Pas 48 ditësh në karantinë, Malisheva kërkon heqjen e saj

Malisheva po e kalon edhe ditën e 48 në karantinë. Kjo ishte një masë e domosdoshme të cilën e kishte vënë Ministria e Shëndetësisë, masë e cila në përpikëri është zbatuar nga Komuna e Malishevës, si nga institucioni i komunës, ashtu edhe nga qytetarët. Karantina e ka dhënë efektin e vet. Gjendja është stabilizuar, numri i të shëruarve është i madh dhe çdo ditë po rritet. Aktualisht në Malishevë, janë edhe 18 persona në kurim e sipër, ndërsa 57 janë shëruar plotësisht, dhe nuk ka vatër të re të infeksionit. Të qenit në karantinë, e ka kryer efektin e saj, prandaj, ka ardhur koha që qytetarët e Komunës së Malishevës, të lirohen nga kjo masë, e cila realisht është më e ashpra e mundshme që është zbatuar. Sigurisht jo vetëm Malisheva është në karantinë, por të qenit për 48 ditë në karantinë, është kohë e gjatë, e cika krahas efektit pozitiv, ka edhe efektet e saj negative, që ndoshta do të jetë vështirë e përballueshme. Karantina ndikon keq edhe në aspektin psikologjik tek banorët, pasi banorët kanë nevoja të ndryshme, sikur të gjithë banorët e komunave tjera. Edhe ne kemi të drejtë të punojmë tokën e të mbjellim, edhe ne kemi nevoja të ndryshme për të kryer, qoftë vizita mjekësore të cilat nuk mund të kryhen në Malishevë, ashtu sikur të gjithë të tjerët, kemi nevojë të kryejmë obligime të ndryshme të cilat nuk mund të kryhen në Malishevë. Ne, ditë më parë kemi kërkuar nga institucionet përgjegjëse, që të shqyrtohet mundësia e heqjes së karantinës, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ne i falënderojmë të gjitha institucionet përgjegjëse, për bashkëpunimin me komunën, në luftimin e COVID-19. I falënderojmë të gjithë personelin shëndetësorë, si në Klinikën Infektive, po ashtu edhe IKSHP-në, dhe stafin shëndetësorë në QKMF të Malishevës, bashkë me Policinë, Inspektorët, emergjencat, për trajtimin e të prekurve, dhe sigurisht edhe sektorin e mirëqenies sociale, për mbështetjen për familjet në nevojë. Më së shumti i falënderojmë qytetarët tanë për kulturën e lartë të treguar gjatë kësaj periudhe. Gjendja tani është e stabilizuar, ndërsa rastet aktuale, janë të izoluara dhe në shërim e sipër, IKSHP, pas analizimit të gjendjes, të rekomandoj shfuqizimin e vendimin për futjen e Malishevës në karantinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …