Analistët amerikanë Janusz Bugajski dhe Daniel Serwer, vlerësojnë se Bashkimi Evropian po ndjek një qasje të gabuar ndaj Kosovës

Pas afër 25 vite në geto dhe izolim, sot Evropa i hapi dyert edhe për shqiptarët e Kosovës të udhëtojnë për në vendet e saj, pa viza

Qytetarët e Kosovës nga dita e sotme kanë filluar të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Shengen. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të kësa zone. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është organizuar udhëtimi i parë pa viza për fituesit e një kuizi të Bashkimit Evropian, që është mbajtur  në kuadër të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave. Në këtë Aeroport janë parë qytetarë që po presin të shfrytëzojnë heqjen e regjimit të vizave. Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera. Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Shengen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …