Gjatë bisedimeve në Bruksel, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur të nënshkruajnë asnjërën prej katër marrëveshjeve për të cilat kanë biseduar. As, pas takimit 17 orësh Mustafa dhe Vuçiq nuk janë marrë vesh për Asociacionin e komunave, e as për Telekomin. Marrëveshje nuk është arritur as për energjinë por, as për parkun e paqes. Mustafa ka thënë se ka përparim për telekomunikimet dhe se është arritur marrëveshja për prefiksin telefonik ndërkombëtar për Kosovën, por marrëveshja nuk është nënshkruar pasi bashkësia ndërkombëtare dëshiron që të katër çështjet e diskutuara të nënshkruhen në pako. Dështimin e ka njoftuar edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuciq. Bisedimet kanë përfunduar në orën 2 të mëngjesit të sotëm. Ata do të takohen sërish kurdo që të thirren nga përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …