Pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burg, PSD-ja do të protestojë sot në Prishtinë

Pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burg, PSD-ja do të protestojë sot në Prishtinë

Partia Socialdemokrate, përmes një konference, ka bërë të ditur se sot më 24 dhjetor do të protestohet pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale. Molliqaj ka thënë se kjo është e domosdoshme, pasi në Hagë po bëhet përpjekje të shtrembërohet historia, duke i gjykuar viktimat. Ai ndër të tjera ka thënë se do të kërkojnë edhe amendamentimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, në Hagë. Ish eporori i UÇK-së Mustafa u dënua me 26 vjet burg e kjo nxiti reagime të shumta në mesin e forcave liridashëse në Kosovë e më gjerë. Madhe edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në reagimin e tij ka thënë se është e papranueshme që çlirimtari të gjykohet më rëndë sesa agresori gjenocidal. Mirëpo këtë vendim për dënimin me 26 vjet burg të Mustafës e mirëpriten dy shtete mike, Amerika  dhe Gjermania, duke pretenduar se është dënuar një individ dhe jo lufta, edhe pse dihet se ai ishte epror i lartë i UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …