Pas dhjetë vjetësh, i mbajtur padrejtësisht nëpër burgjet e Kosovës, është liruar luftëtari i lirisë, Riza Alija

Pas dhjetë vjetësh, i mbajtur padrejtësisht nëpër burgjet e Kosovës, është liruar luftëtari i lirisë, pjesëtar i  radhëve të para të UÇK-së, Riza Alija – ‘Komandant Hoxha’ nga Ponosheci i Gjakovës. Ai është liruar nga burgu i Dubravës, ku ka qëndruar mbi 10 vjet dhe tani është kthyer pranë familjes së tij. Riza Alija me disa bashkëluftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është arrestuar nga EULEX-i, me dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile, duke përfshirë gjoja trajtimin e panjerëzishëm ndaj tyre, gjatë vitit 1999 në Cahan të Shqipërisë. Këto dyshime e pretendime  të instruktuara nga EULEX-i, nuk u vërtetuan asnjëherë,  por ai dhe shumë të tjerë u mbajten dhe po mbahen padrejtësisht nëpër burgje edhe tani kur ka filluar ndjekjen e tyre Gjykata Speciale kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …