Edi Rama

Pas disa qëndrimeve kritike ndaj BE-së, kryeministri shqiptar, Edi Rama sot do të qëndroj për vizitë në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime në Bruksel. Kryeministri i shoqëruar edhe nga ministria e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE-së për Punët e Jashtme. Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula Von der Leyen presidente e Komisionit Evropian. Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim. Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE-së për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti COVID-19 nga BE dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor. Disa ditë më parë kryeministri paralajmëroi një vizitë në vendin mik të BE i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për vendin tonë duke mos ia treguar emrin

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …