Pas Dritan Goxhajt edhe veterani i UÇK-së, Sabit Jonuzi është arrestuar nga Gjykata Speciale, për gjoja pengim të drejtësisë

Avokati,  Kushtrim Bytyçi, ka bërë të ditur se veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Jonuzi, është arrestuar dje nga Gjykata Speciale. Ai ka sqaruar se Sabit Jonuzi më parë ishte intervistuar në bazën e EULEX-it, në Fushë-Kosovës dhe më pas ishte liruar. Ndërkohë policët e kishin arrestuar  në shtëpinë e tij,  të cilën hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale  e kishin bastisur qysh në muajin maj të këtij viti, me ç’ rast,  ia kishin  konfiskuar edhe telefonin. Avokati ka njoftuar se luftëtari i lirisë dhe veterani i UÇK-së, Sabit Jonuzi  tashmë ndodhet në paraburgim, në Hagë. Ky është rasti i dytë, i arrestimit,  për gjoja pengim të drejtësisë, pas arrestimit të Dritan Goxhajt, disa  muaj më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, politikani, Gjergj Dedaj ka kritikuar punën e diplomacisë në këto tri vite

Gjergj Dedaj: Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër antiamerikan

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë së …