leoni

Pas emërimit nga Qeverisë Kosovës e fillon punën Bordi Drejtues i Sigurimeve Shëndetësore

Pas emërimit nga Qeveria e Kosovës, fillon punën Bordi Drejtues i Sigurimeve Shëndetësore

Pas emërimit ditë më parë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të Bordit të Sigurimeve Shëndetësore, në Ministrinë e Shëndetëssië, u mbajt sot takimi i parë i këtij bordi që është organi më i lartë vendim-marrës i Fondit në pajtim me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor. Në këtë takim konstituiv, anëtarët e Bordit janë njoftuar nga Ushtruesi i Detyrës së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi lidhur me përgjegjësitë e këtij organi, ndërkohë që me vendim unanim të anëtarëvë të Bordit, kryesues i Bordit, në bazë të parimit të rrotacionit për vitin e parë, do të jetë dr. Naim Bardiqi, përfaqësues i MSh-së në këtë bord.

Gjithashtu, në këtë takim, Bordi ka vendosur që të fillojnë përgatitjet për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i cili njëherësh do të jetë edhe Sekretar i Bordit të Fondit pa të drejtë vote, si dhe për disa çështje teknike që lidhen me punën e Bordit. Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 11/42, të datës 19 prill 2018, Bordi drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ka këtë përbërje: Naim Bardiqi nga Ministria e Shëndetësisë; Xhevat Zejnullahu-Ministria e Financave; Izedin Bytyqi-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Rrezart Halili-Oda e Mjekëve të Kosovës; Naim Ismaili-Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Muhamedali Kodra- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës. Mandati i të emëruarve në Bordin Drejtues është tre vjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …