Pas emërimit te të gjithë Drejtorëve kryetari Ramosaj ka mbajte takimi e parë më Bordin e Drejtoreve

Pas emërimit te të gjithë Drejtorëve kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka mbajte takimi e parë më Bordin e Drejtoreve. Në këtë takim kryetari Ramosaj, ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që më së largu në javën e parë të muajit shkurt të prezantojnë planin e punës një vjeçare te të gjitha drejtorive, po ashtu janë shqyrtuar edhe kërkesat e qytetarëve, njëkohësisht është diskutuar edhe për mbledhjen e asamblesë komunale e cila do të mbahet më 31.01.2018, ku nga kjo mbledhje do të fillojë edhe inicimi i proceduarve për hartimin (revidimin)  e Planin Zhvillimor Komunal, po ashtu hapë një rrugë për inicimin e procedurave për Hartimin e Hartave Zonale të Komunës së Deçanit. Ndonëse ishte takimi i parë më bordin e drejtorëve për vitin 2018, janë diskutuar edhe një sërë temash më rëndësi për komunën e Deçanit dhe për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …