Pas gjashtë ditësh punëtorët administrativë të gjykatave dhe prokurorive e pezullojnë grevën

Pas gjashtë ditësh punëtorët administrativë të gjykatave dhe prokurorive e pezullojnë grevën

Pas gjashtë ditësh grevë, punëtorët administrativë të gjykatave dhe prokurorive në nivel të vendit, nga nesër do t’i kthehen punës normale. Kjo pasi që është arritur marrëveshja për pezullimin e grevës, e cila kishte nisur që nga 4 korriku. Një marrëveshje e tillë është arritur të mërkurën, pas një takimi që përfaqësuesit e këshillit grevist kanë pasur me përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial, kryetarët e Gjykatave Themelore si dhe kryeprokurorët e Prokurorive Themelore, ku ka marr pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Arritjen e marrëveshjes e ka bërë të ditur pas takimit, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Judikaturës, Asllan Rusinovci. “Kemi arrit një marrëveshje që të gjitha kërkesat tona të realizohen. Këto kërkesa kemi marrë premtim se do të realizohen brenda muajit. Kjo është pezullim i grevës dhe jo ndërprerje, derisa të realizohen kërkesat tona. Nëse nuk realizohen shumë shpejt kërkesat tona, greva do të rifillojë”, ka thënë Rusinovci. Punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive në vend, që nga 4 korriku kanë hyrë në grevë të përgjithshme, duke kërkuar realizimin e tri kërkesave, e ato ishin rritja e pagave për 100%, që me Ligjin për Pagat të ketë vlerësime reale dhe të dinjitetshme për punëtorët e gjykatave dhe prokurorive dhe kërkesa e fundit ka qenë rregullimi i statusit së këtyre punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …