Pas incidentit me hartën e Kosovës, në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, kompania Mellia, ka kërkuar ndjesë publike

Pas incidentit me hartën e Kosovës, në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, kompania Mellia, ka kërkuar ndjesë publike

Një ditë pas një incidenti me hartën e Kosovës, në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, kompania Mellia, ka kërkuar ndjesë publike. Me anë të një letre zyrtare dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, Gabriel Escarrer Jaume, CEO dhe nënkryetar i Bordit të Mellias ka kërkuar falje për keqkuptimin. Fillimisht, dëshiroj të shpreh nderimet tona dhe të rithekoj entuziazmin tonë për fillimin të një historie të përbashkët të zhvillimit të turizmit me vendin tuaj, të cilit ne në Meliá Hotels International ndihemi të përkushtuar dhe shpresojnë të rritemi dhe të gjenerojnë vlera sociale dhe ekonomike, si dhe të ndihmojë në pozicionimin e Shqipërisë aty ku e meriton, ndër destinacionet më të mira në mesdhetare. Nga ana tjetër, po e shkruaj këtë letër për të kërkuar falje që kam përfshirë gabimisht, në një prezantim biznesi, një hartë e vjetruar e Shqipërisë dhe vendeve fqinje, gjë që për fat të keq ka sjellë disa shqetësime dhe njëfarë “zhurmë” mediatike. Ju garantojmë se nuk ishte gjë tjetër veçse një gabim dhe se në asnjë moment ekipet tona nuk janë përpjekur të lëndojnë ndjeshmërinë e dikujt, aq më pak pozicionohemi politikisht në çfarëdo mënyre.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …