Pas intervistës së ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Haga, ka shkruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka shpërndarë videon e intervistës dhe ka konstatuar se kundër Hashim Thaçit po zhvillohet një gjykim, i cili sa më shumë të vazhdojë, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të procesit të drejtë. Me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për herë të parë qysh nga dita e kyçjes në burgun e Hagës, ku po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëveka shkruar Rama. Thaçi në intervistën e tij nga Haga ka folur edhe për kryeministrin, Rama, duke treguat se me të kishte një bisedë të ngrohtë dhe vëllazërore, jashtë kontekstit politik dhe procesit gjyqësor. Ai shprehu respektin dhe admirimin e tij për kryeministrin, Edi Rama dhe angazhimin në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …