leoni

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Pas katër orë debatesh gjatë natës, ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku u shqyrtuan pjesë nga Propozimin evropian

Rreth orës 3 të mëngjesit të ditë së sotme, ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës ku u debatua lidhur me Propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri, Albin Kurti iu ka përgjigjur kritikave të qeverisë për Propozimin evropian, gjersa nga opozita theksuan se ka degradim të procesit, nga marrëveshje me njohje në qendër, në marrëveshje me Asociacion në qendër. Kritika për Propozimin evropian gjatë orëve të natës pati edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai theksoi se Kurti pranoi me shkrim dhe me gojë se statusi i Kosovës mbetet çështje e hapur. Asnjë grup negociator i Kosovës në këto 15 vitet e fundit nuk ka pranuar me shkrim apo gojë që statusi i Kosovës është çështje e hapur. Kurti pranoi neutralitetin e statusit të Kosovës, tha Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …