Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria-Kurti, granti i katërt për komunat mbetet një premtim i pambushur

Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria e Kosovës, shpërblimi  i katërt për komunat mbetet ende një premtim i pambushur. Disa nga kryetarët e komunave akuzojnë qeverinë për shpërndarje të padrejtë të fondeve, duke favorizuar disa komuna që udhëhiqen nga Vetëvendosje. Me Grantin e katërt për Komuna do të financojmë projekte infrastrukturore të cilat jo vetëm që gjenerojnë vende të reja të punës por edhe ndërtojmë infrastrukturën kritike për ringjalljen dhe urbanizimin e komunave”, ishte një tjetër premtim i Kurtit, i cili nuk u realizua. Derisa përgjigje nuk pati as nga Ministria e Financave se kur do të krijohet ky grant. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ankohet për qasjen e qeverise aktuale karshi kryetarëve të komunave, të cilët nuk janë të udhëhequra nga partia në pushtet. Ai derisa thotë se premtimi për ndarjen e grantit të katërt nuk u realizua, shton se pushteti bënë dallime në ndarjen buxhetore, duke përmendur këtu, që Prizreni dhe Prishtina bashkë morën buxhet më pak se Podujeva që është një komunë relativisht e vogël. Kritika për këtë pati edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura. Ai thotë se krijimi i këtij granti ishte një premtim që ka rrjedhur në kuadër të fushatës. Edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë se ndonëse Granti i katërt është premtuar nga Qeveria ai është tërhequr nga Ligji për financat lokale dhe i njëjti nuk është krijuar ende.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka adresuar kritika kundër Qeverisë-Kurti, duke e akuzuar për dështime enorme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka adresuar kritika kundër …