Ahmet Qeriqi: Çka kanë paraqitur sot në Hagë, prokurorët e Gjykatës Speciale, në seancën e fillimit të gjykimit kundër krerëve të luftës së UÇK-së

Pas katër vitesh u zbuluan dëshmi të fuqishme, në favor të UÇK-së, nga avokati i Hashim Thaçit, të cilat i kishte fshehur Prokuroria

Në mesin e shumë e shumë padrejtësive të Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundër krerëve më të lartë të UÇK-së është fshehja me qëllim tendencioz  e fakteve dhe të dhënave që dëshmojnë pafajësinë e  Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për segmentin komandues. Në mesin e dëshmive që Prokuroria Speciale i ka mbajtur fshehtë janë edhe dëshmia e  ish-shefit të parë të OSBE-së në Kosovë, Daan Everts, si dhe dokumenti i agjencisë së inteligjencës amerikane, CIA. Për këto skandale që kanë ndodhur në Gjykatën Speciale kanë shkruar edhe institute hulumtuese ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe media të ndryshme.

Me rastin e fillimit të gjykimit kundër krerëve të UÇK-së, Instituti “Robert Lansing” ka shkruar se dëshmia e ambasadorit holandez Daan Everts është mbajtur fshehtë nga viti 2018 dhe të njëjtën Prokuroria e udhëhequr nga Jack Smith e ka zbuluar vetëm kur ishte kapur në këtë vepër të paligjshme nga avokati i Hashim Thaçit. U zbulua po ashtu edhe letra e Departamentit Amerikan të Shtetit e datës 4 maj të vitit  1999, ku thuhet se nuk ka pasur asnjë strukturë politike apo komandim dhe kontroll efikas të UÇK-së, thuhet në raportin e institutit ndërkombëtar. Raporti i CIA-s konkludonte pasi nuk ka strukturë politike në Kosovë apo komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së, do të duheshin shumë muaj, ndoshta edhe vite, për t’i organizuar ato për të përdorur dhe mirëmbajtur çfarëdo ndihme ushtarake që Shtetet e Bashkuara do të ofronin”, thuhej në letrën e CIA për zyrtarë të Qeverisë amerikane rreth çështjes së ndihmës për UÇK-në, me armatim dhe asistenca tjera. Akuza qendrore e Prokurorisë pretendon se Thaçi dhe krerë të tjerë gjatë luftës kishin kontroll të plotë dhe të mirëfilltë mbi të gjithë komandantët dhe tërë strukturën e UÇK-së, gjë që përgënjeshtrohet edhe nga agjencia më e fuqishme në botë, CIA amerikane, përmes dokumentit zyrtar.  Trupi gjykues i Gjykatës Speciale  ka paralajmëruar se seanca e radhës kundër krerëve të UÇK-së  do të rifillojë më 10 maj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …