Filon seanca konstituive, zgjedhet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve

Pas kërkesës së partive politike kryetari Thaçi e ndryshon datën e mbajtjes së seancës konstituive, më 26 dhjetor

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, pas kërkesës së shumicës së partive politike, ka ndryshuar datën e thirrjes së Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. “Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”, thuhet në një komunikatë për media nga zyra e kryetarit. Ditë më parë ai kishte caktuar seancën konstituive më 24 dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …