Dy ditë pas vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Prizren, menaxhementi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur që këtë shtatore ta largojnë dhe ta dërgojnë për rimodelim.Lajmin e ka konfirmuar Berrina Sharri, zëvendës-menaxhere e qendrës tregtare.“Mund të ju konfirmojë se shtatorja do të largohet gjatë kësaj jave dhe do të dërgohet për tu rimodeluar”, tha ajo.Shtatorja e komandantit Adem Jashari në Abi Çarshia ishte vendosur ditën e shtunë më 28 Nëntor.Në manifestim morën pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, humanisti Halil Kastrati, kampioni i botës në boks Haxhi Krasniqi dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …