Pas kritikave të shumta nga bashkësia ndërkombëtare në adresë të Beogradit zyrtar, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është shfajësuar se askush nga Beogradi nuk ka urdhëruar për vendosje të barrikadave. Ai ka theksuar më tutje se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave. Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, ka theksuar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, ai shtoi më tutje se janë marrë masat e duhura për mbrojtjen e atdheut tonë por pa treguar saktësisht se për çfarë masa konkrete është fjala. “Përpara se të ngrejë alarmin dhe të rrisë gatishmërinë luftarake, do të përpiqemi një milion herë për ruajtjen e paqes. Në vijim të deklarimit të tij, ai porositi serbët e veriut të Kosovës që sulmet mbi misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe atë të BE-së, EULEX, nuk guxojnë të ndodhin por nuk e bërë këtë porosi edhe për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …