Besnik Tahiri

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Besnik Tahiri tha se është e pakuptimtë që të mos sillet Ligji i pagave në Kuvend

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se është e pakuptimtë që të mos sillet Ligji i pagave në Kuvend. Ligji i pagave është në planin legjislativ tash e një vit e gjysmë dhe për ketë arsye kemi kërkuar interpelancë”, ka thënë ai. Projektligji i pagave në sektorin publik nuk është miratuar në Kuvend gjatë muajit mars, ndërsa ende nuk dihet se kur mund të shkojë për miratim në Qeveri e pastaj në Kuvend. Aika shtuar se në kryesi, pos kësaj ka ngritur edhe një çështje tjetër që lidhet me Ligjin për zyrtarë publikë. “Po ashtu, edhe Ligji për zyrtarë publikë, të dhënat qe ne i kemi si çështja e punësimit diku janë 3 000 vende të punës qe nuk po mbushen si shkak i vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …