Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që pas mbylljes së mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ta zhvendosë ambasadorin Ferit Hoxha në BE. Ai deri tani ka kryer shumë detyra me rëndësi në diplomacinë shqiptare. Qysh në vitin 1998 ishte emëruar ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, shef i Misionit të RSH-së pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel, post të cilin e kishte mbajtur deri në vitin 2001. Në vitet 2001-2006 ishte emërua ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë -së pranë Republikës Franceze, në Paris. Në vitet 2003-2006 ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën Portugeze, me rezidencë në Paris. Nga viti 2006 deri në vitin 2009 ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në vitin 2009 u emërua ambasador i Shqipërisë në OKB, por është gjithashtu i akredituar si ambasador edhe për Kubën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …