Kryetari Thaçi e kujton masakrën e Srbrenicës në të cilën para 25 viteve u vranë mbi 8 mijë civilë nga forcat serbe

Pas mëdyshjeve se a do ta pret në takim apo jo, kryetari Thaçi vendos që të takohet sot më Miroslav Lajçak

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi edhe pse sot ishte në mëdyshje rreth takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Zyra për media e Presidencës konfirmoi se takimi do të ndodhë. Në njoftimin për media bëhet e ditur se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe se takimi do të mbahet në në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit. Sot, Thaçi në një konferencë për media theksoi se nëse Lajçak vjen vetëm për të hulumtuar terrenin, le ta dijë se Kosova është duke hulumtuar tash e 20 vjet dhe vendi ka nevojë për hapa konkrete e jo për ligjërata të pafundme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …