leoni

PDK

Pas miratimit të ligji për zyrtarët publikë dhe për pagat në sektorin publik, PDK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Pas miratimit të ligji për zyrtarët publikë dhe për pagat në sektorin publik, Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se kjo parti do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese  të dy këto ligje. “Ne kemi shprehur kundërshtimin prej fillimit ndaj ligjit për zyrtarët publikë dhe për pagat për shkak se janë bërë në kushte të mungesës së plotë të transparencës dhe për shkak se shkelin Kushtetutën e Kosovës”. Në rastin e ligjit për zyrtarët publikë, i shkel detyrimet që Kosova i ka marrë përmes MSA-së ndaj Bashkimit Evropian dhe shkel të drejtat e njeriut për shërbyesit civilë”. Në rastin e ligjit për pagat, është bërë në mungesë totale të transparencës për shkak se është votuar ligji i pagave, por askush në Kosovë nuk e di se sa e ka pagën. Aktualisht askush nuk e di se nëse është rritë apo zvogëluar paga e tij”. Përparim Gruda është shprehur i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i rrëzojë këto ligje që janë miratuar dje  në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …