Pas muajit të Ramazanit, sot myslimanët shqiptarë por edhe ata të gjithë botës festojnë Fitër Bajramin, apo Bajramin e Madh, që shënon mbarimin e agjërimit gjatë muajit të Ramazanit. Manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e e tij të urimit bëri thirrje për unitet ndërmjet njerëzve pa dallim. Ai sot në ambientet e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritje tradicionale për Festën treditore të Bajramit.
