Ka ndërruar jetë në Spitalin e Tetovës kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. Ai sot para dite është goditur me gjashtë plumba të revoles. Tani për tani nuk dihen arsyet por nga dega e Bogovinës së BDI-së, konfirmojnë ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot. Atentatori më pas ka bërë përpjekje të vetëvritet por ka shpëtuar dhe ndodhet në spital. Në një njoftim për medie të BDI-së për këtë rast tragjik thuhet se Tetova me rrethinë është tronditur sot thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të familjes sonë dhe Kryetarit të Komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve. Zemrat dhe mendjet tona në këto momente të rënda janë me familjarët dhe dashamirët e Hazbi Idrizit. Ftojmë institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje makabre e cila nuk ka qenë paprovokuar në asnjë mënyrë, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …