Pas një jave pushim pranveror, të hënën rifillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga IV deri XII do të zhvillojnë mësimin online, kurse nga I deri V do të rikthehen në bankat shkollore. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi ka thënë se ky vendim ka dalë nga takimi i kolegjiumit të AKS-së me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Kreu i AKK-së ka bërë me dije se komunat kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e mësimit online. Edhe nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar se të hënën do të rifillojë procesi mësimor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …