Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe tregut vendor, z. Mujë Kadrijaj është pensionuar nga detyra e tij si Inspektor i Tregut. Me këtë rast, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me kolegët nga Komuna, organizuan një ceremoni përshëndetëse ku e falënderuam për punën dhe kontributin e tij të çmuar ndër vite.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Ramosaj vlerësoj lartë profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm të z. Kadrijaj, i cili për vite me radhë ka qenë shembull i integritetit dhe i punës së ndershme.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij shumëvjeçar, z. Kadrijaj iu nda një Mirënjohje simbolike, nga ana e kryetarit të Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.