Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka bërë me dije se javën e ardhshme kjo organizatë e luftës do të fillojë punën. Gucati po ashtu ka thënë se punën duhet ta fillojnë me ketë datë të gjitha degët e OVL-së. “Të nderuar veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ju njoftojmë se pas një pauze afër dy muaj për shkak të Covid-19, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të martën me dt 12.05.2020 do të fillojë punën, gjithashtu i njoftojmë të gjitha degët e OVL-se të fillojnë punën po me këtë datë!”, ka shkruar kryetari i OVL-UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …