Gjykata Speciale

Pas një pushimi prej dy-javësh, sot në Gjykatën Speciale në Hagë, vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së

Pas një pushimi  prej dy-javësh, sot  në Gjykatën Speciale në Hagë, vazhdon gjykimi  kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Deri më tash në rastin e pretenduar penal  kundër  krerëve të UÇK-së janë dëgjuar 15 dëshmitarë që nga muaji prill i këtij viti kur ka filluar gjykimi. Sot pritet të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të 16-të. Tashmë, Prokuroria e ka dorëzuar listën me dëshmitë e dëshmitarëve të radhës, dhe atyre rezervë që planifikon t’i ftojë për të dhënë dëshmi. Procesi ndaj krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill, dhe 15 dëshmitarët e parë u dëgjuan deri kah fundi i këtij muaji. Pra në total, katër muaj për 15 dëshmitarët e parë. Nëse prokuroria qëndron prapa deklaratave të saj për dëgjimin e 300 dëshmitarëve në këtë proces, atëherë i bie që gjykimi në rastin kryesor të Speciales të shkojë deri në gjashtë vjet e 8 muaj. Duke llogaritur këtu edhe kohën që Thaçi e të tjerët janë në paraburgim, atëherë krerëve të UÇK-së i bie të qëndrojnë rreth 10 vjet në Qendrën e Paraburgimit. Megjithatë, edhe nëse prokuroria i largon një numër dëshmitarësh, gjykimi pritet të jetë i gjatë. Nëse Prokuroria e Specializuar i thërret për të dëshmuar 240 dëshmitarë, gjyqi do të zgjasë edhe  5 vjet e katër muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …